Deklarata fyese e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj ndaj profesionit të policit dhe vetë trupës që ruan rendin në vendin tonë ka revolutuar jo vetëm mijëra uniforma blu por edhe qytetarët dhe gazetarët që ndjekin punën e tyre.
Gazetarja e njohur e kronikës Anila Hoxha I kujton minstrit Lleshaj se kanë dhënë jetën 224 policë në krye të detyrës që ti Që ti zotëria juaj! Madhëria juaj! Shkëlqesia juaj, të bëheshe ministër dhe ti pështyje ! Mu në zemër’.
‘Janë 11 mijë policë në krye te detyrës. Paguhen keq. Me uniforma të dala boje dhe këpucë kartoni. Por ata vazhdojnë në polici. Herë iu vënë shkelmin, e herë ju hedhin krahë-qafe dorën. Varet nga eprori. Përdoren si ti teket çdo mazhorance, herë si kordele në protesta, herë si krahë pune, herë u shqepen gradat që ti ngjiten ‘mikut të mikut’. Herë flaken në rrugë e herë tradhtohen. Herë i turrin ‘ bjeri qerratait’, e herë ‘ qepju këmba këmbës në drejtim të paditur’
Këta 11 mijë gra dhe burra, dje e morën vesh që janë policë, ndaj sillen me ta si nëpër anektoda!
Kanë dhënë jetën 224 policë që janë shpallur dëshmorë të atdheut. Ishin policë dhe vdiqën policë.
Për 40 policë të vrarë, çështja e tyre është nën proces, për tu shpallur dëshmorë. Edhe ata policë !
256 janë plagosur në aksione të ndryshme. Edhe ata policë!
Që ti zotëria juaj!
Madhëria juaj!
Shkëlqesia juaj, të bëheshe ministër dhe ti pështyje ! Mu në zemër’, shkruan e revoltuar Anila Hoxha.
Edhe gazetari tjetër, që prej shumë vitesh mbulon punën e policisë, Elton Qyno, nëpërmjet një statusi në FB është shfaqur mjaft i revoltuar ndaj ministrit që denigroi vartësit e tij.
‘…Polic ke qenë dhe polic ke mbetur…polic..’
Kjo është deklarata me përçmuese dhe bulliste e nxjerrë nga një ministër i Brendshëm, për mijëra efektivët e policisë që ka nën yqëm. Deklaratë shkatërruese që dhe vetë ministri i Brendshëm nuk i mer seriozisht trupën policore.
Respekt për çdo punonjës policie që kryen detyrë nga mëngjesi e deri në të ngrysur vonë, orar pa orar, ngrënë pa ngrënë dhe veshur pa veshur.
Respekt për çdo efektiv që kryen detyrën me vendosmëri dhe lufton krimin. Sa për ministrin Lleshaj vetëm një fjalë:
`…Tek gaveta e ushtrisë ke qenë, tek gaveta paske mbetur…`. Llesh kërko ndjesë….’,shkruan Qyno.