Kompanitë e basteve favorizojnë Biden. Por, lojtarët zgjedhin të vendosin baste për Trump, me koeficient 2.88

0

Kompanitë e basteve në Britani, kanë vendosur ish-zv/presidentin Joe Biden si favoritin për të fituar zgjdhjet e javës së ardhshme në Shtetet e Bashkuara,  por kjo nuk ka ndaluar bastexhinjtë që të presin një rezultat të papritur nga Donald Trump.  Kompania Betfred ka vendosur Biden si favorit që prej muajit Maj dhe ka një koeficient prej 1.44, ndërkohë që për Trump ka një koeficient prej 2.88.  Sipas përfaqësuesit Matt Hulmes, kompania ka vendosur partinë demokratike si favorit, me një koeficient 1.8, për të fituar Dhomën e Përfaqësuesve dhe shumicën në Senat, ndërkohë që republikanët kanë një koeficient prej 5.5. Kompania tjetër William Hill, ka një promocion për të vendosur bast vetëm 1 paund dhe oforhet një koeficient prej 51 për fitoren e dytë të Trump.

Megjithatë,  sipas zëdhënësit të firmës, Rupert Adams për Reuters, kjo shifër është 25 herë më e lartë se koeficienti real. Sipas Adams, Biden mund të ketë koeficentin më të ulët që ofrohet nga kompanitë e basteve, por nuk është zgjedhja e preferuar e bastexhinjve, pasi shumica e tyre, rreth 80% kanë vendosur baste te William Hill për fitoren e Trump. Adams shtoi se cilido të jetë rezultati ai nuk do të jetë aq shokues sa rezultati i katër viteve më parë. Në vitin 2016, fitorja e Trump kishte një koeficient prej 7 dhe vetëm 16% shanse për të fituar përballë Hillary Clinton.

Artikulli i mëparshëmFestë në shtëpinë e Rudina Magjistarit, moderatorja ndan pamjet e ëmbla me të bijën: Rrezja ime e diellit! (FOTO)
Artikulli i radhësSa mbrojtje mund të ofrojnë maskat?