Ndodh edhe kështu/ Brahim Diaz i shënoi në “San Siro”, Sparta i kërkon falje spanjollit: Shihemi në Pragë

0
brahim diaz
11

Brahim Diaz vazhdon të shkëlqejë me Milanin, teksa ditën e djeshme ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës për kuqezinjtë, duke shënuar në ndeshjen e Ligës së Europës, ndaj Spartës Pragës.

Vetëm 2 ditë më parë, klubi çek, në një pyetje në profilin e UEFA-s në “Twitter” nëse pas golit të Diazit ndaj Sëlltikut, a mund të shënonte edhe ndaj Spartës, këta të fundit shkruanin: “Jo”.

1

Pikërisht mbrëmjen e djeshme, spanjolli shënoi dhe Sparta Pragë u detyrua t’i kërkojë falje futbollistit, duke shkruar: “Jo rezultati që shpresonim, por ne do të vazhdojmë të luftojmë. Dhe padyshim, administratori (i faqes) i detyrohet falje Diazit, lojë e shkëlqyeshme nga ana e tij. Të urojmë fat për ndeshjet e ardhshme, shihemi së shpejti në Pragë!”.

postimi
Artikulli i mëparshëmPresidenti i UEFA-s shfryn ndaj Anjelit: Superliga? Shpikje e atyre italianëve që fitojnë…
Artikulli i radhësVIDEO/ Pamje apokaliptike nga tërmeti 6.8 ballësh në Turqi