Rama: “Po shpenzuam paratë sot për sot, nesër na vdesin njerëzit rrugëve”

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha për propozimet që ai bën çdo ditë për krizën e pandemisë dhe rimëkëmbjen. Rama thotë se Basha thotë përralla, pasi nëse paratë shpenzohen sot, nesër do vdesin njerëzit rrugëve nga papunësia, teksa qeveria nuk do të ketë lekë të paguajë mjekët e infermierët. Sa i përket testimeve, Rama thotë prerazi se koronavirusi nuk mund të ndalet pasi këtë gjë nuk e kanë bërë dot as Franca me Gjermaninë, teksa ka siguruar se nuk është ai që vendos nëse do të rriten testimet apo jo.

“Do i çojmë përpara gjithë këto punë sepse ndërkohë kush nuk ka punuar kurrë, dhe kush është mësuar të flejë gjumë si miku im, Luli, e t’i gjejë gjërat gati kur hap sytë mes dy periudhash të përgjumjes, nuk e kupton se nëse ti ndalon aktivitetin, investimet, që jep punë e prodhon të ardhurave, dhe çfarë parash ke i shpenzon sot për sot, nesër jo vetëm që të vdesin rrugëve se s’ke me çfarë paguan mjekët dhe infermierët, por të vdesin njerëzit nga papunësia…Po kur thotë ndalo infeksioni, bëj testime më shumë. Pse nuk ndalon Franca, Gjermania, spe nuk e ndalon askush infeksionin, se i bënë më shumë apo më pak testime. Kush jemi ne, kush jam unë, kush janë politikanët të vendosin sa testime duhet të bëhen. Kemi detyrime t’u përgjigjemi qytetarëve”, tha kreu i qeverisë.

Artikulli i mëparshëmTheu arrestin e shtëpisë, arrestohet në Krujë 21-vjeçari
Artikulli i radhësMeta bën thirrje: Të instalojmë ligjin për Referendumet! O tani o kurrë!