RRËFIMI SHOKUES/ “Po qesh me maskën time?”, flet gruaja që u shoqërua pasi kaloi Rama: Po ecte me këmbë, kishte vënë një maskë me buzë të kuqe, po shkonte tek makina që kishte parkuar para selisë së PD…

0

Featured image of article: RRËFIMI SHOKUES/ “Po qesh me maskën time?”, flet gruaja që u shoqërua pasi kaloi Rama: Po ecte me këmbë, kishte vënë një maskë me buzë të kuqe, po shkonte tek makina që kishte parkuar para selisë së PD…

Teuta Baçi, gruaja, të cilës i ndodhi episodi i pabesueshëm më 15 tetor, kur u shoqërua në Komisariatin numër 1., për disa orë pasi po qeshte kur kaloi Kryeministri Edi Rama, rrëfen versionin e saj. Në një prononcim për Fax News, gruaja thotë se ndodhej tek Kalaja e Tiranës, pasi sapo kishte mbyllur punën, ndërsa shton se kryeministri Edi Rama ishte në këmbë me një maskë me buzë të kuqe. Rama i ka thënë gruas, bazuar në versionin e saj se “po qesh me maskën time”, ndërsa ajo thotë se nuk e dëgjoi mirë. Më pas, dy policë e shoqëruan me arsyen se qeshi me kryeministrin, dhe shkoi në Komisariat për të bërë një deklaratë.

RRËFIMI I PLOTË I TEUTA BACIT: 

Isha tek dera e kalasë, sapo kisha dalë nga puna. Po bisedoja me një person dhe gjatë bisedimit, nuk e mbaj mend se për cfarë po qeshja. Ai po kalonte dhe unë nuk e pashë por më tha ky djali që po flisja që po kalon edi Rama. Ishte në këmbë, po ecte. Më duket se kishte qenë tek protesta kundër maskave. Ka qenë ora 8. Po ecte në këmbë. Ne ishim ted era e kalasë, ai po merrte makinën që kishte parkuar para selisë së PD dhe kujtoi se po qeshja me të. Rama më foli i pari por nuk e dëgjova cfarë tha. A më tha pse nuk e ke vënë maskën, a po qesh me maskën time… Nuk e kisha vënë masën. Kishte vënë një maskë me buzë të kuqe.

Mirë iku ai, unë qëndrova dhe 2 minuta me këtë djalin duke bisedu. Po iki i thashë se po fillon shiu. Erdhën dhe 2 policë dhe më thanë “zonjë ku e ke maskën.” E kam në xhep i thashë dhe kur po flisja me ta nuk e kisha vendosur. Më thanë do të vish në polici, arsyeja i thashë përse, më thanë qeshe me kryeministrin. I thashë nuk e njoh kryeministrin, ai më foli, mendoi se po qeshja me të. Si përfundim thashë hajt po vij po i thashë do më sillni prap këtu se bie shi.

Më thanë do vish të japësh deklaratë. Shkova dhashë deklaratë se më tha shefi i policisë që mund ta refuzosh. E refuzova unë, qëndrova nja 1 orë e gjysmë. Jo po skam stilolaps, jo do vijë polici që ishte aty. Këto ishin, mbarova dhe u ktheva në shtëpi.

Artikulli i mëparshëmEkonomia – Njerëzia – Partia …
Artikulli i radhësE RËNDË/ Vdes 44-vjeçari tek Infektivi, gruaja denoncoi në media humbjen e kontaktit me të shoqin: E kanë kthyer si Burgun e Spaçit, kam që mbrëmë që se hap telefonin