Aktivistja për mbrojtjen e klimës, Greta Thunberg, tha të premten se do të ndalojë protestën e saj të rregullt jashtë parlamentit të Suedisë për shkak të rritjes së infeksioneve COVID-19 dhe do të rikthehet tek fushatat vetëm në internet.
Suedia raportoi 2,820 raste të reja me koronavirus më 28 tetor, më të lartat që nga fillimi i pandemisë.
“Situata po përkeqësohet, prandaj kthehem sërish tek fushata në internet #ClimateStrikeOnline for me” i tha Thunberg afërsisht 4 milion ndjekësve në Twitter.