“U hodha në sekondën e fundit, më pas pallati ra dhe u shkërmoq plotësisht”! Dëshmia rrëqethëse nga Turqia pas tërmetit tragjik

0
“U hodha në sekondën e fundit, më pas pallati ra dhe u

Një dëshmi rrëqethëse vjen nga një i mbijetuar i tërmetit tronditës në Turqi. Zeki Soysal, banor i qytetit Izmir, tha se ishte hedhur nga banesa e tij, ndërsa tërmeti e shembte atë.

Një dëshmi rrëqethëse vjen nga një i mbijetuar i tërmetit tronditës në Turqi. Zeki Soysal, banor i qytetit Izmir, tha se ishte hedhur nga banesa e tij, ndërsa tërmeti e shembte atë.

“U hodha jashtë në sekondën e fundit, e më pas pallati ra”, tha ai për CNN Turk. “Ishte një grua e moshuar në godinë, por e shpëtuam, arriti të dilte. Në godinën ngjitur me timen vazhdojnë përpjekjet për të nxjerrë njerëzit jashtë”.

Kryebashkiaku Tunc Soyer tha për CNN Turk se vetëm në Izmir janë shembur 20 godina, por deri tani nuk ka raportime për viktima.

Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan shkroi në Twitter “Shërim të shpejtë Izmir”, ndërsa premtoi ndihmë të menjëhershme për personat e prekur. “Kemi nisur punën me të gjitha agjencitë shtetërore për t’i qëndruar pranë popullit tonë”.

Artikulli i mëparshëmThunberg nis përsëri grevën klimatike në internet, ndërsa infektimet përhapen në Suedi
Artikulli i radhësRama tenton sërish përçarjen PD-LSI, sulmon edhe Metën me fyerje