13:06, 31/10/2020
Vijon në ditën e 17 greva e urisë e grave naftëtare në Ballsh, të cilat shprehen të vendosura për të mos u tërhequr, pavarësisht thirrjeve të kryeministrit Edi Rama për ta mbyllur grevën dhe për t’u ulur në bisedime.
Gjatë natës së kaluar, grevistet kanë shfaqur probleme shëndetësore, kryesisht me tensionin.
Grevistet theksojnë se “heshtja e kryeministrit Rama është vrastare”.
“Grevën e bëjmë për të sensibilizuar të gjitha gratë dhe nuk tërhiqemi. KryeministrinRama në 2017 e kam pritur vetë e tha lekët do i merrni. Ne ato lekë nuk i kemi marrë dhe sot, dhe ndaj presim zgjidhje. Jemi bërë mjekë të vetvetes. Jemi të vendosura, shyqyr po jetojmë dhe një ditë. Mirë kryeministri Rama që nuk vjen, po pse nuk vijnë ato gra që janë në parlament. Të na shohin si jemi. Çfarë bëjmë. Jemi si mos me keq. Mos të rrish pranë femijëve. Ato nëna që janë në parlament, pse nuk merr njëra rrugën e të vijë, se kryeministri nuk ulet. Kryeministri Rama është vetë maliqi ka dhe ligjin, ta shqyrtojë ligjin, ti marrim paratë. Djersen tone kërkojmë. Të zbatohet ligji”, theksojnë naftëtaret.