“Pse ka rëndësi që Shqipëria miraton rezolutën antisemitizmit”, ishte tema e emisionit 60 Minuta të gazetarit Arbër Hitaj në RTV SCAN. Të ftuar ishin ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gentler, studiuesi i çështjeve hebraike Mal Berisha dhe Lisen Bashkurti profesor. Ambasadori Gentler, tha se në Shqipëri nuk ka antisemitizëm, por është një fenomen që po shënon rritje në Europë edhe në SHBA.
Diplomati Gentler në lidhje me diskutimet për njohjen e Kosovës, dhe do të jetë një proces që do të mbyllet brEnda disa javësh. Por negociatat janë edhe me Serbinë, për tu bërë tranferimi i ambasadave të tyre në Jeruzalem dhe njohja zyrtare.
“Negociatat kanë filluar mes Izraelit dhe Kosovës por edhe mes Izraelit dhe Serbisë, do të duhet edhe disa javë për të arritur një marrëveshje, dhe me me këtë marrëveshje, besoj se kemi njohjen zyrtare. E pasur kjo me hapjen e ambasadës së Kosovës dhe Serbisë në Jeruzalem”, deklaroi ambasadori Gentler.
Gjithashtu pyetjes se pse është kaq e rëndësishme për Kosovën që të njihet nga shteti i Izraelit, ambasadori ju përgjigj:
“Kjo është një pyetje që kërkon përgjigjen e popullit të Kosovës, por ne kemi simpati për popullin shqiptar. Unë e di që atje jetojnë kosovarët dhe ne, duhet të bëjmë çmos të asistojmë popullin tuaj. Ne e kemi bërë edhe pa njohjen në të kaluarën, por me njohjen do të jetë më e lehtë”.