Bayern Munich po vazhdon me fitore në Bundesliga.
Skuadra e Hansi Flick ka mposhtur 2-1 skuadrën e Kolnit në ndeshjen e vleshme për javën e 6-të në ligën elitare gjermane.
Thomas Muller hapi serinë e golave duke shënuar në minutën e 13’, kurse Serge Gnabry dyfishoi shifrat në minutën e 45+1’.
Në pjesën e dytë, skuadra e Flick administroi mjaft mirë rezultatin, duke bërë që të dalin nga terreni i Koln me tri pikët, me vendasit që shënuan vetëm një herë me anë të Drexler, në minutën e 82′ për 1-2.