Kryeministri Rama ishte në Kukës në kantierin e aeroportit, për të folur për këtë projekt dhe më pas ka udhëtuar drejt Tropojës. Në një nga bujtinat tradicionale në Valbonë, kryeministri ka publikuar një foto me djalin e tij të vogël Zaho dhe bashkëshorten Linda .
“Në bujtinën tradicionale të Kolë Gjonit, një shembëlltyrë e pasionit për punën në mes të një spektakli magjepsës të natyrës, ku Kola bashkë me gruan e djemtë presin e përcjellin vizitorë shqiptarë e turistë të huaj, duke e ndërtuar suksesin prej vitesh pa lëvizur nga vendi, teksa të tjerë po kthejnë sytë çdo vit e më shumë kah Valbona, me projekte interesante e me dëshirën për ta zbuluar këtë thesar mahnitës të Shqipërisë, ndërkohë që ne vazhdojmë të investojmë për ta mbështetur këtë zbulim me infrastrukturë, modele zhvillimi si Qendra e Re Turistike, financime direkte për bujqësinë, blegtorinë, bujtinat, si edhe zgjidhjen e problemit të vjetër të pronësisë”, shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook.