Paralajmërimi i OBSH për efektet afatgjata të pandemisë së Covid 19

0

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) lëshoi sot një paralajmërim në lidhje me ashpërsinë e efekteve afatgjata shëndetësore të COVID-19.

“Edhe pse numrat e saktë të personave, të cilët përjetojnë ndikimet afatgjata, nuk janë përcaktuar ende qartë, simptomat dhe ndërlikimet postCOVID-19 janë raportuar si në pacientët e pashtruar në spital, ashtu edhe në ata të shtruar në spital”, sqaroi kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Derisa të kemi një vaksinë, qeveritë dhe njerëzit duhet të bëjnë gjithçka që munden për të shtypur transmetimin, që është mënyra më e mirë për të parandaluar pasojat afatgjata postCOVID-19. tha Tedros.

Sipas tij, shqetësimi i vërtetë është spektri i gjerë i simptomave, që luhaten me kalimin e kohës, që shpesh mbivendosen dhe që mund të ndikojnë në çdo sistem në trup.

Simptomat që prekin ish-pacientët mund të zgjasin me muaj dhe mund të përfshijnë lodhje të rëndë, probleme të frymëmarrjes, palpitime ose probleme me kujtesën, të cilat mund ta bëjnë të pamundur kthimin në punë ose në jetën e përditshme.

Artikulli i mëparshëmDjegia e makinës, flet vëllai i Bujar Nishanit: Dëgjova fillimisht një zhurmë, më pas ktheva kokën
Artikulli i radhësTesti i shpejtë, qeveria të lehtësojë barrën financiare të shqiptarëve