Në çdo fjalim që ka mbajtur kohët e fundit, duket qartë se meraku më i madh i Edi Ramës, është përçarja e opozitës së bashkuar.
Pasi ndryshoi Kushtetutën, shkeli marrëveshjen e “5 Qershorit” dhe rivotoi Kodin e ri Zgjedhor, edhe duke i dalë kundër BE-së duke rrezikuar hapjen e negociatave, ai ka intesifikuar propagandën për të përçarë aleatët e frontit anti-Ramë. Të gjitha në funksion të prishjes, së koalicionit anti-Ramë.
Për të arritur këtë, në mënyrë tinzare dhe malinje, ai po shfrytëzon një “sherr” virtual me presidentin Ilir Meta. Duke përdorur fyerje dhe kërcënime ndaj këtij të fundit (Do të bëhet dëshmor?!) e gjithë retorika kundër Ilir Metës përfundon gjithmonë me mesazhin që Partia Demokratike duhet që të distancohet (si në vitin 2017) nga LSI dhe kështu sipas llogarive që bën, pas kësaj përçarje të dalë forcë e parë në zgjedhjet e 25 Prillit.
Të njëjtën gjë ka bërë këtë të Shtunë edhe nga Kukësi, ku ka inauguruar për të distën herë “aeroportin” e Kukësit.
Nga fyerjet “Lolo” për presidentin Meta, ka hedhur helm përçarës ndaj opozitës së bashkuar.
“Ilir Meta çfarë kërkon akoma nga Shqipëria, që nuk rri dot një ditë rehat? Nuk rri dot pa nxitur sherr. Kur zihen dy vetë fiton një i tretë. Dhe kjo është deviza e Ilir Metës. Fut në sherr dy që ti të dalësh i treti, të bësh paqe.
E bënë kryeministër, kryeparlamentar dhe president 50 vjeç. Natyrisht edhe unë edhe ne, kemi dhënë votën. Por ishte me votat e tij në parlament Ilir Meta dhe ne, nuk mund ta linim vendin pa president. Unë isha shumë i qartë se kush ishte roli i Ilir Metës, edhe tek çadra.
Hidh gurin dhe fshih dorën. Isha i qartë se Ilir Meta ishte vendosur për në anën tjetër. E i dhamë një president opozitës, por jo lolo.
Fakti që u kthye në lolo nuk do të thotë, se ka qenë lolo edhe në të shkuarën. Njerëzit edhe lajthisin. Por çfarë do Ilir Meta. Për cilën arsye duhet votuar më për partinë e Ilir Metës?!
Ta përfytyrojnë demokratët e Kukësit, janë ata që përqeshin aeroportit. Për zgjedhje kam për ti sjellë, do ju them se me PD nuk ju ndan as veja, këtë herë voton Luli, por s’merr Lulin, merr Monikën bashkë me Ilirin. Se këta demokratët ato kokrrat e partisë së tyre, i hanë pa përtypur fare. Këtu është jepi votë dhe merr dy bela. Prandaj është koha që të gjithë ta mbledhin mendjen që mandati i tretë i yni i vë vulën një transformimi të pakthyeshëm. Të vijë Monika, Ilir dhe Saliu?!
Luli është ndryshe nga këta, por se ndaj dot se këta e tërheqin dhe e vënë para edhe si djalë të bukur. Të vinë bashkë e kuptoni çfarë ndodh me drejtësinë”, tha Rama