VIDEO/ Pamjet e cunamit, ja çfarë ndodhi në port pas tërmetit

0
7.0 Strong Magnitude Earthquake Killed 26, Injured more than 840 in Turkey,  Greece

Njëzet e pesë persona humbën jetën dhe të paktën 831 të tjerë u lënduan pas goditjes së tërmetit me magnitudë 6,6 ballë, i cili tronditi Izmirin në Egjeun turk të premten, njoftoi Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Të paktën 743 persona janë lënduar në Izmir dhe në provincat fqinje, pesë në Manisa, dy në Bal?kesir dhe 54 në Aydin.

Guvernatori i Izmirit, Yavuz Selim Könger, tha se tërmeti shkaktoi një mini-cunami në rrethin bregdetar Seferihisar, ku mbeti i lënduar të paktën një person.

Më shumë se 475 automjete dhe gati 4.000 punëtorë shpëtimi, së bashku me 20 qenë nuhatës, u dërguan në vendin e ngjarjes.

Komanda e Rojes Bregdetare po merr pjesë me 116 persona, 11 anije, tre helikopterë dhe një ekip zhytjeje. Këto pamje tregojnë se çfarë ndodhi në portin e Izmirit.

Artikulli i mëparshëmMjeku blen ‘llambën e Aladinit’ për 41.500 dollarë
Artikulli i radhësMaska nuk e ndalën virusin/ A po shkojmë drejt karantinës së dytë?