Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë -Tiranë, ndërron jetë 60-vjeçari/ Emri

0

Ditën e sotme në aksin Fushë Krujë –Tiranë në afërsi të fshatit Nikël ka ndodhur një aksident i rëndë rrugor. Dy automjete njëra tip ‘Fiat Punto’ me targa AA754RZ dhe një Benz me AA 963 PI janë përplasur me njëri-tjetrin.

Për pasojë drejtuesi i automjetit tip ‘Fiat’, Haki Stafa ka ndërruar jetë dhe tre të tjerë janë plagosur rëndë disa prej të cilëve janë në gjendje kritike. Shoferi që ndërroi jetë ishte banor i zonës.

Të plagosurit janë dërguar me mjete private tek Spitali i Traumës.

Shkak i këtij aksidenti të rëndë ishte shpejtësia e lartë.

Artikulli i mëparshëmDita e 18-të/ Nuk ndalet greva e naftëtareve të Ballshit
Artikulli i radhësDavid dhe Victoria Beckham, gati për serialin e tyre