Janë 2 kilogramë heroinë dhe 2 armë zjarri që janë sekuestruar gjatë operaiconit të koduar ‘Aksi’ nga Policia e Lezhës.
Në pranga është vendosur Genci Drita, 43 vjeç nga Tirana, pasi në makinën e tij është gjetur droga dhe armët.
Njoftimi i Policisë së Lezhës:
Policia e Lezhës parandalon dhe godet një tentativë për trafikim të drogave të forta dhe armëve të zjarrit.
Finalizohet operacioni policor i koduar “AKSI”.
Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Lezhë.
Sekuestrohen 2 kilogramë heroinë dhe 2 armë zjarri.
Vihet në pranga 43-vjeçari.