Erdogan: Solidarizimi i dy vendeve tona fqinje në këto kohë të vështira është më e vlefshme se çdo gjë tjetër

0
Erdogan: Solidarizimi i dy vendeve tona fqinje në këto kohë të vështira është më e vlefshme se çdo gjë tjetër

Pas telefonatës me Kyriakos Mitsotakis, edhe presidenti turk Regep Taip Erdogan i ka shprehur Greqisë dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, ngushëllimet për viktimat që la pas tërmeti që shkundi dy vendet fqinje, paraditen e kësaj të premteje.

“Faleminderit Z. Kryeministër, edhe unë i shpreh ngushëllimet e mia gjithë Greqisë në emrin tim dhe popullit turk. Turqia është gjithmonë e gatshme të ndihmojë Greqinë të shërojë plagët e saj. Solidarizimi i dy vendeve tona fqinje në këto kohë të vështira është më e vlefshme se shumë gjëra  të tjera në jetë”, shkruan Erdogan në twitter.

Mesazhi i ngushëllimit i Erdogan, erdhi menjëherë pas telefonatës së kryeministrit Mitsotakis me presidentin turk, ku të dy palët shprehën ngushëllimet për viktimat e tërmetit dhe treguan gatishmërinë për të ndihmuar njëri tjetrin, në këto kohë të vështira.

Artikulli i mëparshëmArsyeja pse amerikanët votojnë të martën, e jo të dielën si pjesa tjetër e botës
Artikulli i radhës‘Shqiptarët po rripen nga spekulantët’/ Mjeku: Në Shqipëri i shesin testet me normë fitimi mbi 1000%