Java e 6-të e Serisë A ofroi një duel midis kryesuesve të Milan dhe Udineses që lufton për mbijetesë. Kuqezinjtë edhe pse me vështirësi ia dolën të fitonin me rezultatin 2-1 ndaj bardhezinjëve në “Dacia Arena”.
Skuadra e Piolit e nisi në mënyrën më të mirë sfidën, teksa shënoi me anë të Kessie në minutën 18’, me mesfushorin, që pas një asisti perfekt të marrë nga Ibra, ia doli të dërgojë topin në rrjetë.
Milan pati disa raste për të dyfishuar rezultatin, por pjesa e parë u mbyll me avantazhin e një goli. Në pjesën e dytë, Udine reagoi, duke barazuar shifrat me anë të një penalltie, të ekzekutuar saktë nga Rodrigo De Paul (48).
Si shpesh, në vështirësi, Milani u mbështet te Zlatan Ibrahimovic, i cili me një veprim akrobatik realizoi për kuqezinjtë, të cilët e panë veten sërish në avantazh (84).
Një gol që i dha udhëheqësve të Serie-A fitoren e 24-rt rresht në të gjitha kompeticionet. Tashmw, Milani ecën në rrugën e duhur, falë 39 vjeçarit Zlatan Ibrahimovic që tashmë u bë golashënuesi më i mirë i Serie A (7 gola ), por edhe asistuesi më i mirë, së bashku me Dries Mertens.