Bilanci Covid 19 vijon të jetë i lartë në vendin tonë. Këtë të diel raportohet të jetë regjistruar një rekord i ri, me 9 viktima në vetëm 24 orët e fundit.
Po ashtu raportohet për 327 të prekur dhe 57 të shëruar në vetëm 24 orë. Në spitalet Covid, aktualisht ka 293 pacientë të shtruar.