Transferim në “kohën shtesë”, Atletiko Madridi siguron për 20 milionë euro ish-futbollistin e Interit

0
1604153297_629156_1604153367_noticia_normal_recorte1

Futbollisti francez Xhefri Kondobia do të luajë me Atletiko Madridin. Mediat spanjolle raportojnë se madrilenët kuqeblu kanë pranuar të sjellin për 20 milionë euro mesfushorin e Valencias në “Uanda Metropolitano”. 27-vjeçari zë vendin e ganezit Tomas Parti, i cili ka firmosur së fundmi me Arsenalin.

Pas shitjes së Partit te “Topçinjtë”, Atletiko Madridi pati afat deri në 5 nëntor për të siguruar dhe një tjetër futbollist. Në këtë mënyrë, për shkak të karakteristikave të ngjashme Atletiko Madridi e ka patur të lehtë të gjejë pasuesin e Tomas Partit. Kondobia vlerësohet për rikuperimin e topave në mesfushë, goditjet e sakta nga jashtë zone dhe lojën e fortë.

Ai do të kryejë nesër testet mjekësore dhe më pas do të prezantohet në ambjentet e klubit spanjoll.

Artikulli i mëparshëmHap i madh në karrierë, talenti i Kombëtares U-19 nënshkruan kontratë profesioniste me klubin e Premier Ligës angleze
Artikulli i radhësNuk ndalen ‘çmenduritë’ e Ancelottit te Evertoni: Pas Jamesit, tani italiani e do edhe Iscon