VIDEO/ Degradimi i emisionit në Top Channel: Dhunë fizike, fjalor rruge dhe banalitete

0

Programacioni në Top Channel vijon pas çdo dite të japë sinjale degradimi sa i përket përmbajtjes që ka zgjedhur të përcjellë te publiku.

Përveç banalitetit, vulgaritetit dhe bulizmit, në disa prej emisioneve është futur edhe dhuna duke transmetuar një pamje antivlerash për publikun.

Degjenerimi i radhës është shfaqur në puntatën e emisionit “Hell’s Kitchen” ku një personazh që pretendojnë se është shef kuzhine, nuk ka kontrolluar dot nervat duke përcjellë mesazhe dhune te teleshikuesit.

Përmes transmetimit të sjelljes së tij agresive dhe skandaloze, drejtuesit e emisionit janë përpjekur të maksimalizojnë audiencën duke shmangur ndikimin negativ që ka te personat që e ndjekin.

Edhe pse e transmetuar në fasha orari ku prezent janë edhe fëmijët, programi është kujdesur që ta shpërndajë edhe në çdo rrjet social të Top Channel për të thithur pjesën tjetër të audiencës së rrjeteve sociale.

Duhet theksuar se dhuna e servirur në programe të tilla televizive është mjaft e pranishme dhe ne e hasim në forma të ndryshme të prezantimit të saj, gjë që ndikon në lindjen e imagjinatës së mbrapshtë, veçanërisht të fëmijëve apo të rinjve.

Më poshtë po përcjellim disa nga momentet e transmetuara ku në qendër të degradimit është një prej personazheve që Top Channel e ka prezantuar si shef kuzhine dhe javë pas jave provokon familjet shqiptare me absurditete.

Artikulli i mëparshëmFOTOT: Brenda fshatit italian që paguan deri në 40 mijë euro për të jetuar aty
Artikulli i radhës“Koha ime si trajner i Barcelonës ka mbaruar” – Guardiola përjashton mundësinë e kthimit në Camp Nou