Ish-kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë Jozefina Topalli është rikthyer pas 7 vitesh mungesë në politikë dhe më 28 tetor 2020 ka prezantuar projektin e saj më të ri, “Lëvizja për Ndryshim”.
Me këtë parti, Topalli do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Duke iu bashkuar këtij grupimi të ri, Topalli tha se ajo ka vendosur të reagojë, duke mos qëndruar anash dhe e heshtur.
Ditën e sotme Lëvizja për Ndryshim ka prezantuar disa nga anëtarët e saj, ku mes tyre janë mjekë, pedagogë dhe gazetarë.
Topalli tha se tre partitë e mëdha e kanë marrë peng Shqipërinë, duke e kthyer në monopol pasi mendojnë se është pronë e tyre.