Nejmar ka bërë një lëvizje të papritur së fundmi, teksa kërkon rinovimin e kontratës me PSG-në.
Sipas asaj që raporton “Sunday Mirror”, braziliani i ka bërë me dije drejtuesve se është i lumtur te skuadra parisiene dhe dëshiron të qëndrojë gjatë aty. Në këtë situatë, ai është shprehur se është gati për të rinovuar kontratën e tij, e cila skadon në verën e vitit 2022.
Kujtojmë se verën e vitit të kaluar, sulmuesi kishte pasur problem me tifozët, e gjitha për shkak se ai kërkonte të largohej, për t’u rikthyer te Barcelona. Megjithatë tashmë duket se situate ka ndryshuar dhe braziliani dëshiron të qëndrojë në “Parc de Prince”.