“Mami nuk dua të vdes”, thirrjet dëshpëruese të vajzës së mitur gjatë tërmetit në Turqi

0
termet

Turqia dhe Greqia u tronditën të premten e 30 tetorit nga një tërmet shumë i fuqishëm, me magnitudë 6.6. 

Lëkundjet e tmerrshme shkaktuan frikë e panik tek shumë njerëz, ku më të ndjeshëm janë padyshim fëmijët. Në një video të bërë virale në rrjet, shfaqet një vogëlushe e cila dëgjohet duke thënë: “Mami nuk dua të vdes”.

Vogëlushja shihet duke qarë e bërtitur në mënyrë dëshpëruese, ndërsa e ëma e cila po përpiqej ta qetësonte, filmon të gjithë momentin.

Deri më tani numri i viktimave nga tërmeti ka shkuar në 62 bën të ditur Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive (AFAD).Ndërsa numri i të plagosurve raportohet 940, nga këta 218 janë ende në spitale.

Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë ende në 8 ndërtesa që u shembën në zonën e Izmirit.

Artikulli i mëparshëmIshin arratisur nga burgjet ku ishin dënuar për vrasje, kapen shqiptarët e rrezikshëm në Greqi. Njërit iu gjet kallashnikov dhe dyshohet se… (FOTO)
Artikulli i radhësNuk respektuan protokollet e sigurisë, gjobiten me 10 milionë lekë secili katër pronarë lokalesh. Ja sa qytetarë u ndëshkuan për mosmbajtjen e maskës