Nuk respektuan protokollet e sigurisë, gjobiten me 10 milionë lekë secili katër pronarë lokalesh. Ja sa qytetarë u ndëshkuan për mosmbajtjen e maskës

0

Policia e Shtetit njofton se në 24 orët e fundit janë gjobitur me 10 milionë lekë të vjetra secili, katër pronarë lokalesh, të cilët nuk zbatuan protokollin e sigurisë. Pas orës 20:00 në ambientet e tyre është konstatuar muzikë e lartë.

Ndërsa janë gjobitur gjatë kësaj fashe orare edhe 607 qytetarë që nuk mbanin maskat.

Po ashtu janë shoqëruar në komisariat 11 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Njoftimi i plotë:

U konsatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse, ndëshkohen me masën administrative 3.000 lekë, 607 qytetarë.

Ndëshkohen me masën 1.000.000 lekë secili, 4 administratorë lokalesh, pasi nuk respektuan protokollet e sigurisë.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, nga Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore janë evidentuar 607 qytetarë që nuk kishin maskat mbrojtëse, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 4 lokale, në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë që kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë.

Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 11 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, të respektohet me rigorozitet vetëkarantinimi i detyrueshëm nga ata qytetarë që janë të prekur me COVID-19, pronarët e lokaleve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.

Artikulli i mëparshëm“Mami nuk dua të vdes”, thirrjet dëshpëruese të vajzës së mitur gjatë tërmetit në Turqi
Artikulli i radhës“I kishin fshehur në fund të kabinës”, si u zbuluan dy shoferët e autobusëve që transportonin ilegalisht medikamente