Pandemia gjunjëzon futbollin në 3 shtete, shpallen kampionët e rinj

0

pjimage (3)
Për rrjedhojë, HJK Helsinki siguroi titullin e 30-të në histori pas 21 javëve kampionat. Federata vendosi që të mos zhvilloheshin ndeshjet e fazës play-off dhe kryeqytetasit arritën të siguronin titullin e rëndësishëm duke bërë që sigurojnë yllin e tretë në histori.

Koronavirusi detyroi mbylljen e parakoshme të kampionateve në 3 shtete europiane. Finlanda, Islanda dhe ishujt Faroe vendosën mbylljen e aktiviteteve sportive për shkak të rëndimit të pandemisë së koronavirusit dhe shpalljen e verdikteve të sezonit.

Në Ishujt Faroe Torshavni fitoi kampionatin pas 26 javësh. Ky është titulli i 12-të kampion për ta, ndërsa në Islandë, Valuri ngriti titullin e 23-të pas 18 javësh.

Artikulli i mëparshëmDigjet automjeti në qendër të qytetit
Artikulli i radhësVIDEO/ Leo Mesin nuk e mbajnë nervat, godet arbitrin e ndeshjes me Alaveshin