Leo Mesi nuk po kalon një moment shumë të mirë te Barcelona dhe këtë e tregon edhe nervozizmi i argjentinasit në fushën e lojës.
Barcelona nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Alaveshit ditën e djeshme në transfertë, por vëmendjen e të gjithëve e ka tërhequr një veprim i Mesit ndaj gjyqtarit të ndeshjes. “Pleshti” në pjesën e parë dukej në një situatë të vështirë, kjo edhe për shkak se skuadra e tij ndodhej në disavantazh.
Ndodh që edhe argjentinasin të mos e mbajnë nervat dhe pikërisht kjo i ndodhi ditën e djeshme, ku goditi me top gjyqtarin e ndeshjes.
I nervozuar në maksimum, Mesi godet topin me forcë, i cili shkon në drejtim të gjyqtarit, që nuk e fal duke e ndëshkuar me karton të verdhë, por sulmuesi i Barcelonës ia hodhi lehtë, pasi mund të ishte ndëshkuar edhe me të kuq.