Mbështetësit e kandidates për Zv.Presidente të SHBA, Kamala Harris, thanë lutje në fshatin e saj stërgjyshor në Indi, përpara zgjedhjeve që zhvillohen të martën në SHBA, ndërsa një grup hindu kërkoi bekime hyjnore për rivalin e saj, Donald Trump.
Rajoni jugor indian ku lindi gjyshi nga nëna e KamalaHarris është fiksuar që Partia Demokratike duhet të fitojë për shkak të lidhjes familjare.
Ndërkohë, një grup që pretendon të ketë mbështetjen e 5 milionë hindusëve thotë se dëshiron që Trump të rizgjidhet, në mënyrë që të mbajë nën kontroll rivalët kryesorë të Indisë – Pakistanin dhe Kinën.
Disa orë para zgjedhjeve presidenciale të SHBA, njerëzit që jetonin brenda dhe përreth fshatit Thulasendrapuram të gjyshit të Kamala Harris, u mblodhën në një tempull për lutje të veçanta.
Një politikan lokal zhvilloi një “abhishekam”, një praktikë që përfshin derdhjen e qumështit mbi një idhull hindu, ndërsa këndohen vargje fetare, në prani të rreth 20 fshatarëve, tha R. Manikandan, një dyqanxhi pranë tempullit.