Denoncimi i fortë i aktorit të njohur: Ministrja Margariti, po tenton të kapë 15 mln euro!

0
Genc Fuga: I want to see a new theatre with not a single inch grabbed from  its space | Albanian Telegraphic Agency

Me propozimet e ndryshimeve ligjore ‘Për të drejtën e autorit, ‘de facto’ në tavolinë, dhe me kundërshtinë për të shkrirë Sportelin Unik për Administrimin e së Drejtës së Autorit, takimet e këtyre ditëve të ministres së Kulturës Elva Margariti me artistët, fshehin sipas Genc Fugës, të tjera qëllime.

 Aktori dhe regjisori, gjithashtu anëtar i Agjencisë së Administrimit Kolektiv e të Drejtave të Artistëve Interpretues/Ekzekutues, shpjegon për ‘TvT’ skemën e Ministrisë.

‘Nuk po diskutohet ligji në vetvete. Bëhet fjalë për ndryshimet në krye të SUADA-s, pra çelësat e kësaj organizate, sporteli, kujt i takon. Thelbi është i qartë: Shqipëria gjeneron një shumë prej 15 milionë eurosh në vit obligime të të drejtave të autorit për t’u mbledhur dhe më pas për t’u shpërndarë siç mund ta ketë ligji. Ajo çka po ndodh është që ky 15 eyuro nuk po mblidhet dhe keqmenaxhohet. Organizma të qëllimtë të ministrisë duan të vënë dorën në 15 euro të gjeneruar nga ky treg’, thotë Fuga.

Në një situatë ku vetë ministrja e Kulturës pranon shkeljet ligjore që janë bërë në agjencinë ‘SUADA’, Fuga tregon për rolin e Këshillit Kombëtar të të Drejtave të autorit. Ndërkaq, ai flet dhe për atë çka duhet bërë me këtë ligj, si dhe hapat që do ndërmerren nga artistët në të ardhmen.

 Sa i përket ndarjes së të ardhura me 30 për qind edhe për interpretuesit dhe ekzekutuesit, ku shumica e aktorëve konfirmojnë se nuk i kanë marrë kurrë, Fuga thotë se paqartësitë ligjore janë të stisura.

Artikulli i mëparshëmKosovë/ Specialja arreston Jakup Krasniqin
Artikulli i radhësÇfarë ndodh nëse nga zgjedhjet presidenciale nuk do të ketë një fitues të qartë?