E bujshme nga Anglia, Mançester Siti ka gati ofertën faraonike për Mesin

0
Messi Man City

Sipas mediave britanike, Mançester Siti është gati të ulet në bisedime për Lionel Mesin dhe gati ka një marrëveshje faraonike për t’a bindur yllin argjentinas në janar, 6 muaj përpara skadencës së kontratës së tij.

Klubi nga Mançesteri e ka fuqinë ekonomike për t’a joshur me para, 6 herë fituesin e “Topit të Artë”.

messi guardiola

“Pleshti” ishte i lidhur me një lëvizje në “Etihad” këtë verë pasi ai i deklaroi klubit se dëshironte të largohej, pasi dëshira ishte e madhe për tu bashkuar përsëri me Pep Guardiolën në të njëtin klub si disa vite më parë.

Artikulli i mëparshëmMyrto Uzuni mposht koronavirusin, shpresë për sfidën ndaj Juves
Artikulli i radhësPo shkëlqen me Milanin, klubi i Premier Ligës në “sulm” për Rafael Leaon