Farmacistët – Bashës: Mungesë e ndjeshme e barnave për Covid, po vijnë kontrabandë

0
Farmacistët - Bashës: Mungesë e ndjeshme e barnave për Covid, po vijnë kontrabandë

Nga takimi i kryetarit të PD, Lulzim Basha, me Urdhrin e Farmacistit, mësohet se ka filluar mungesa e ndjeshme në treg e barnave antivirale dhe ato po hyjnë në Shqipëri tashmë në rrugë kontrabandë.

Basha:  Kur flasim për mjekimet, a është e vërtetë që  për shkak të situatës ku kemi arritur, rritjes së numrit të infektimeve, kemi shtrëngesa, madje mungesa të barnave kryesore? A kemi arritur në këtë pikë që tani? Nëse po, jemi në kohë për të marrë masa, furnizuesit, shteti? Çfarë mund të bëjmë në këtë situatë? P.sh më thonë se remsedeviri është në …

Farmacisti: Remsedeviri pothuajse nuk ekzistonte

Basha: Pothuajse s’ekzistonte dhe më thonë se në tregun e zi ka shkuar në çmime stratosferike.  

Farmacistja: Kryesisht janë në forma spitalore të trajtimit.

Basha: Po dhe spitalet po thonë që nuk kemi më, po shkojnë drejt ezaurimit.

Farmacisti: Barnat antivirale janë duke u sjellë në mënyrë të jashtëligjshme, kontrabandë. Tregun me barnat  antiviralë për trajtimin e COVID po vijnë me rrugë të jashtëligjshme dhe ato po e mbushin tregun aktualisht,. Shteti ka rregullator, ka si për vaksinat…

Basha: Ju si Urdhër, çfarë rekomandoni në këtë situatë, duke marrë të mirëqënë që ka një mungesë të theksuar të barnave antivirale. Unë përmenda Remdesevirin, sepse kjo është diçka që është konstatuar nga ekipet tona.

Farmacisti: Edhe të shtruarit në spital po e blejnë vetë…

Basha: Unë kam një mesazh sot që ëm thonë se për të bërë vetëm injeksionet e Remsedevirit, më thonë paguaj 1200 euro për dozat!

Farmacisti: Ka qënë 100 mijë lekë dita, kostoja e infermierëve kujdesin e pacientëve me COVID.

Artikulli i mëparshëmZgjedhjet në SHBA 2020
Artikulli i radhësPolicia e ndal për kontroll/ 29-vjeçari në Tiranë bën “të fortin” dhe grushton policin, arrestohet