Gjykata e Lartë ka nisur sot zyrtarisht punën për shqyrtimin e çështjeve gjyqësore në seanca publike.
Lajmi bëhet i ditur nga Gjykata e Lartë, e cila njofton se ka filluar shqyrtimin e çështjeve gjyqësore në seanca publike, sipas kalendarit të planifikuar dhe shpalljeve në faqen zyrtare të kësaj gjykate, si dhe ambientet e jashtme të saj.
“Dëshirojmë të sjellim në vëmendjen e palëve në proces dhe avokatëve, të cilët kanë paraqitur rekurse pranë kësaj gjykate, të konsultohen rregullisht me shpalljet zyrtare që bën Gjykata e Lartë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë.