Nesër pritet që drejt Hagës te nisen edhe ish anëtaret e tjerë te Shtabit te UÇK-së të akuzuar nga Gjykata Speciale për krime lufte.
Sipas informacioneve qe ka siguruar portali jonë, aktakuzat janë konfirmuar ndaj ish- drejtuesve të UCK-së në mesin e tyre edhe ndaj Hashim Thacit e Kadri Veselit.
Është ende e pasigurt nëse edhe presidenti Hashim Thaçi do të udhëtojë me pjesën tjetër të Shtabit nesër drejt Hagës.
Kjo Gjykatë u ngrit bazuar në raportin e Dik Martit që akuzonte kupolën e UÇK-së për krime lufte deri edhe te trafikim organesh, gjë që nuk ishte konfirmuar asnjëherë.
Jakup Krasniqi është nisur tashmë drejr Hagës ndërsa Rexhep Selimi e ka konfirmuar vetë ngritjen e aktakuzës.
Bashkë me të do të jenë edhe ish-pjesëtaret e tjerë të Shtabit të UÇK-së, politikan dhe njerëz me pushtet e ndikim të fuqishëm më 20 vitet e pasluftës.