Mijëra protestues të “Black Lives Matters” janë mbledhur rreth Shtëpisë së Bardhë aktualisht ndërkohë që vijon me shpejtësi numërimi i votave në disa shtete të rendësishmë si Florida, Teksasi dhe Pensilvania.
Protestuesit në fjalë kishin premtuar më herët se do të qendronin për muaj para Shtëpisë së Bardhë nëse zgjedhjet fitoheshin nga Trump duke kundërshtuar kështu presidencën e tij.
Herë pas here ka edhe përplasje të lehtë.
Nisur nga situata e krijuar, një numër i madh forcash policie janë pozicionuar përballë tyre duke marrë masat e sigurisë.
Më herët, Shtëpia e Bardhë u rrethua me rrjeta hekuri duke iu trembur një përplasjeje pas daljes së rezultatit.