Lëvizje në Policinë e Shtetit. Vijon transferimi i disa prek drejtuesve në komisariatet e vendit.
Komisar Geront Seitllari me detyrë, Shef Komisariati, në Komisariatin e Policisë Durrës, transferohet dhe emërohet, Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Kuçovë.
Komisar Ermal Ajdini me detyrë, Shef Seksioni për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve, në DVP Durrës, transferohet dhe emërohet në detyrë, Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Durrës.
Kryekomisar Elton Alushi, me detyrë Shef sektori për Krimet në DVP Tiranë, transferohet dhe emërohet Shef Komisariati, në Komisariatin e Policisë Krujë. Komisar Artur Hebaj, me detyrë Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Krujë, transferohet dhe emërohet me detyrë, Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Pogradec.
Kryekomisar Nikollaq Palla, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Pogradec, transferohet me detyrë Shef Sektori në Sektorin e Rendit dhe Policimit në Komunitet në DVP Elbasan dhe në vend të tij emërohet Komisar Artur Hebaj.
Komisar Krenar Gjokutaj, me detyrë Shef Sektori i Forces së Posaçme “Shqiponja”, në DVP Tiranë, është transferuar dhe emeruar me detyrë Shef Komisariati , në Komisariatin e Policisë Korçë.
Kryekomisar Florian Dano, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Korçë, transferohet me detyrë Shef Sektori i Forcës së Posaçme Shqiponja, në DVP Tiranë dhe në vend të tij emërohet Komisar Krenar Gjokutaj.
Komisar Arjan Tase, i cili ishte shef Komisariati në Himarë është emëruar shef Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policisë Peqin, në DVP Elbasan, dhe ne vend te tij eshte emëruar Komisar Lorenc Braho.
Komisar Edmond Pjetraj i cili ishte Shef Komisariati Vlorë është emëruar në detyrë shef seksioni për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Durrës, dhe ne vend te tij eshte emëruar në detyrë Komisar Agim Basha.