Republikanët marrin Floridan, ku udhëheqin Trump dhe Biden

0

Vijon numërimi i votave në disa shtete aktualisht, ndërkohë që në Florida është thuajse në përfundim.

Në këtë shtet kyç kandidatët janë me rezultate shumë pranë njeri-tjetrit dhe pritet që rezultati të dalë shumë shpejt.

Trump rezulton se udhëheq në disa shtete, megjithatë këto janë votat e para dhe pritet që një panoramë e qartë të krijohet pas numërimit të 35% të votave.

Abcnews.al sjell në kohë reale rezultatet e numërimit si më poshtë:

Indiana

Siç raporton WP, në shtetin e Indianas janë numëruar deri më tani 6 për qind e votave dhe rezulton se Trump ka marrë 55.3 për qind të tyre, ndërsa Biden ka marrë 43 për qind.

Me këtë rezultat Trump del fitues dhe merr 11 votat e elektorale të këtij shteti.

Kentucky

Raportohet se janë numëruar deri më tani 36  për qind e votave në Kentucky, dhe fitues rezulton të jetë Donald Trump me 64.8 për qind të tyre duke marrë paraprakisht të 8 zgjedhësit elektoral të këtij shteti.

Florida

Gjithashtu ka filluar edhe nxjerrja e rezultateve në shtetin e Floridas, i cili konsiderohet si kyç për përcaktimin e fituesit. Rezulton se nga numërimi i 84 për qind të votave, rezultati është shumë i ngushtë me Trump dhe Biden që kalojnë shpesh njeri-tjetrin.

Pensilvani

Biden udhëheqe ndërkohë në Pensilvani, shtet ky i konsideruar kyç për përcaktimin e fituesit. Megjithatë, në këtë shtet janë numëruar shumë pak vota dhe është shpejt për të projektuar një fitues.

New Hampshire

Trump udhëheq edhe në New Hampshire duke marrë votat e para atje ku janë numëruar vetëm 1 % e votave.

Virginia

Në Virginia janë numëruar 13 % e votave dhe Trump udhëheq me 56.4 për qind, kundrejt 41.7 % të Biden.

Pritet që në minutat në vijim të fillojë numërimi dhe nxjerrja e rezultateve edhe në shtetet e tjera.

New York
Në New York janë numëruar 14 për qind e votave dhe ashtu siç pritej, Biden udhëheq me 77 për qind të votave.

Vermont
Në Vermont udhëheq gjithashtu Biden me 67 për qind, ndërkohë që janë numëruar 45 për qind e votave.

Kansas
Në Kansas udhëheq gjithashtu Biden me 50.6 për qind kur janë numëruar 39 për qind e votave.

Karolina e Veriut

Në Karolinën e Veriut janë numëruar 78 për qind e votave. Në këtë shtet udhëheq Biden me një diferencë të lehtë ndaj Trumpit. Më konkretisht, Biden ka 50.5 për qind kundrejt 47.8 për qind të Trump.

Artikulli i mëparshëmZgjedhjet në SHBA/ Ja shtetet që ka fituar Trump dhe Biden
Artikulli i radhësMyrto Uzuni mposht koronavirusin, shpresë për sfidën ndaj Juves