Si grekët përdornin kozmetikën e rrezikshme në kërkim të bukurisë së përjetshme

0

Në botën moderne të sotme ne jemi të privilegjuar të marrim të mirëqenë se përbërësit në kozmetikën tonë janë të sigurt. Sidoqoftë, vetëm kohët e fundit prodhuesit e produkteve kozmetikë kanë marrë përsipër përgjegjësinë për t’u siguruar që nuk do të bëjnë asnjë dëm.

Në botën antike, në fakt, plumbi ishte një nga substancat më të përdorura në përbërje. Sot plumbi njihet si një nga shkaktarët e vonesave të mëdha në zhvillim apo dh probleme të tjera shëndetësore, por në antikitet u përdor në formën e kremit për të zbardhur fytyrën dhe për ta bërë një grua të duket më e re.

Besohet se grekët ishin të parët që përdorën përbërës të tillë pavarësisht se shumë e shikonin kozmetikën si jo të përshtatshme.

Sidoqoftë, mendohet se gratë e të gjitha klasave, si beqare ashtu edhe të martuara, në të vërtetë përdornin kozmetikë të të gjitha llojeve, si për ti dhënë shkëlqim lëkurës ashtu edhe për të nxjerrë në pah tiparet e tyre.

Romakët e lashtë, të cilët adoptuan aq shumë nga Greqia, morën praktikën e përdorimit të plumbit të bardhë dhe të kuq në përbërjen e fytyrës dhe, me disa përjashtime, pamja jashtëzakonisht e zbehtë që jepte ai vazhdonte të ishte e famshme edhe në shekullin XVIII.

Sidoqoftë, përdorimi i këtyre pigmenteve me bazë plumbi në të vërtetë përfundoi duke shkaktuar shpërfytyrim, së bashku me sëmundjet e tjera, shumë më serioze që ndodhën edhe në ato ditë, edhe pse ato kurrë nuk ishin të lidhura me plumbin në atë kohë.

Kevin Jones, nga Instituti i Modës, Dizajnit dhe Tregtisë së Modës në Nju Jork shpjegoi se plumbi që ato përdornin “hante” lëkurën duke shkaktuar shumë lloj problemesh. E keqja ishte se shumë mund të përdornin dhe një sasi të konsiderueshme çka e përkeqësonte më shumë situatën.

Përveç plumbit që ka qenë i rrezikshëm, Kevin thotë se shumë njerëz kanë përdorur dhe jashtëqitjen e hardhucës për të luftuar rrudhat.

Sidoqoftë, këto duken të pabesueshme në ditët e sotme deri në momentin që shohim se tani po përdoret mukina e kërmillit për një sërë benefitesh që i sjell fytyrës madje vitet e fundit është parë si një si një përbërës kyç për kujdesin e fytyrës dhe lëkurës.

Gratë në greqinë e lashtë kanë përdorur edhe “kohl”, një kombinim i vajrave dhe metaleve pluhur të tilla si plumbi, antimoni apo dhe bakër për të bërë vijën në sy atë që sot në e vendosim më një penel.

Por sipas një studimi të publikuar në NBC News, kryer nga dermatologu Joel Schlessinger, përdorimi i këtyre supstancave rreth syve çon në nervozizëm, pagjumësi dhe stres.

Gratë greke gjithashtu përdorën përbërës më natyralë, të tillë si okër të kuqe nga toka, dhe bojë të nxjerrë nga likeni apo dhe hiri për ngjyrën e vetullave. Shafrani gjithashtu përdorej për t’ju dhënë ngjyrë mollëzave.

Që nga kohërat shumë të lashta, kremrat hidratues të lëkurës janë bërë nga yndyrnat shtazore, duke përfshirë lanolinën nga leshi i deleve dhe vajra bimorë.

Si bëhej ngjyrosja e flokëve?

Ndoshta është më mirë të mos e dimë. Gjithsesi, për kuriozët, ngjyrosja e flokëve, errësimi i tyre më saktësisht bëhej duke lënë shushunjat të kalben për dyzet ditë në verë.

Ndërsa për të hapur ngjyrën, ndoshta më pak e neveritshme se e para, përziheshin hiri i drurit të ahut me dhjamin e dhisë.

Gjithashtu për të zbardhur dhëmbët, grekët ë lashtë përdornin hirin.

Këto janë pak nga ajo që tregon se sa larg mund të shkojë qenia njerëzore për të përmirësuar pamjen.

Greek reporter-Si

Artikulli i mëparshëmAmerikanët e Shqipërisë, politikë dhe birra: Trump “turbo”, po rifitoi në Shqipëri ka aksion
Artikulli i radhësLëkura artificiale bëhet “njerëzore”