Avokati i njohur Spartak Ngjela është përplasur ashpër me Fitim Zekthin. Ata kaluan në terma personale duke ofenduar e fyer njëri-tjetrin.
Pjesë nga debati
Fitim Zekthi: Ti je sharlatan. Dil jashtë. Mëso të bëhesh njeri. Jeni mësuar me sharje dhe më fyerje. Me dy libra që ke lexuar ti… Je islamofob.
Spartak Ngjela: Mbarove?
Fitim Zekthi: Jo! Mëso të jesh njëri i drejtë.
Eni Vasili: Ti ndalojmë fyerjet.
Fitim Zekthi: Është mësuar të mashtrojë gjithë jetën.
Spartak Ngjela: Unë flas si dua unë
Fitim Zekthi: PO dridheni se jeni mësuar që të flisni si githëmonë dhe të talleni me të tjerët.
Eni Vasili: Të lutem Fitim. Fyerje, nuk iu lejoj
Spartak Ngjela: Do mbrosh islamin ti
Fitim Zekthi: I mbroj të gjitha unë, ti di vetëm të shah. Është mësuar që 30 vite të flasë më këtë gjithë. dËshtak në poltikë, në jetë dhe kudo. Ti s’ke turp nga asgjë. Kam turp unë.
Spartak Ngjela: 50 fjalë di.
Eni Vasili: S’të ka fyer avokati, të themi të vërtetën.
Fitim Zekthi: Ai është i pandershëm. Most ë merret me gjërat që them unë
Spartak Ngjela: Superiori nuk fyen
Eni Vasili: O Zekthi, lëre të flasi ça ke.
Fitim Zekthi: Mos bëj insinuate avokat
Spartak Ngjela: Unë nuk përmend asnjë emër. Nuk ulem në atë nivel. Zonjë nuk bie në atë nivel
Eni Vasili: O Zekthi tani…
Fitim Zekthi: Është i paaftë dhe sharlatan.
Eni Vasili: Mbaji për vete mendimet e tua, mjaft kaq!
Spartak Ngjela: Kur ishim të rinj…
Fitim Zekthi: Mos u merr me mua se nuk do të të lë të flasësh.
Eni Vasili: Lëre të flasi. O Zekthi…Po të lutem tani, nuk ke ardhur të fyesh njerëz këtu
Spartak Ngjela: Pse nuk e nxjerr jashtë? Unë e hedh jashtë ta hedh në gjyq dhe hajde shikoni gjyqin. Diskun do më jepni mua. Minimumi i kam padinë me 40 milion. S’kam humbur asnjë gjyq në jetën time. Kur ishim të rinj dhe i paguanim për të sharë fjalë të pista
Eni Vasili: Do më detyrosh që të të mbyll mikrofonin.
Fitim Zekthi: S’po flas për avokatin