Tjetër tragjedi! Vetëvrasja e katërt prej COVID-19, e mposhti virusin dhe la Infektivin, burri shkon në shtëpi e hidhet nga kati i 3

0
Tjetër tragjedi! Vetëvrasja e katërt prej COVID-19, e mposhti

Në Shqipëri është shënuar viktima e 4 e pacientëve që kryejnë vetëvrasje pasi janë infektuar.

Bëhet fjalë për një 77-vjeçar i identifikuar si Hekuran Korça, i cili është hedhur nga ballkoni i shtëpisë në katin e tretë të pallatit ku jetonte në Shkozë.

Ai kishte kaluar disa ditë nën ndihmën mjekësore tek Infektivi pasi rezultonte pozitiv me Covid, por dy ditë më parë nga tamponi kishte dalë i negativizuar.

Të hënën rreth orës 16:00 është kthyer në banesë dhe është vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati në Shkozë.

Burime pranë spitalit të Traumës bëjnë me dije se arriti në urgjencë me shenja jete, por nuk ia doli ti mbijetonte plagëve të rënda të shkaktuara nga lartësia.

Artikulli i mëparshëmEuropa rikuperon humbjet, rritet me 12.7 në tremujorin e tretë, por mbetet 4.3% poshtë 2019-s
Artikulli i radhës“Ti je sharlatan. Dil jashtë”, Spartak Ngjela sherr të fortë me analistin e njohur, ndërhyn urgjent Eni Vasili: Do më detyrosh që të të mbyll mikrofonin