Covid-19 ka hyrë edhe në institucionet e drejtësisë në Shqipëri. Së fundmi është infektuar me koronavirus një prokurore e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Tamponi i është marrë kontakteve të afërta të saj. Ndërkohë puna në Prokurorinë e Posaçme vijon normalisht.