Ish-ambasadori Arvizu: Është për të ardhur keq. Zgjedhjet në SHBA më kujtojnë Shqipërinë

0
Ish-ambasadori Arvizu: Është për të ardhur keq. Zgjedhjet

Ish-ambasadori i SHBA në Shqipëri, Aleksandër Arvizu komentoi situatën zgjedhore në SHBA, ku tha se pritej që rezultati të ishte i qartë pas disa ditësh.

“Për fat të keq po. E kam menduar kohën në Shqipëri dhe si shqiptarët kanë ulje-ngritje gjatë zgjedhjeve. Kemi pasur zgjedhje të afërta në SHBA më parë dhe kjo nuk është e pazakontë, si për shembull viti 2000, por mendoj për shkak të Trump dhe disa mbështetësve të tij, retorika, sulmi ndaj medias kjo shton ankthin dhe krijon më shumë tension. Është për të ardhur keq, por kemi ende një sistem shumë profesional të numërimit të votave, ndaj mendoj në fund kjo do të ndihmojë SHBA. Por në Shqipëri, për fat të keq institucionet mund t’i dorëzohen presionit pak më shumë. Në SHBA nuk kemi institucione perfekte, por tradita është më e gjatë këtu,” deklaroi Arvizu për Euro News.

Artikulli i mëparshëmNegativ për Lazion, jo për UEFA-n: Tare shpjegon çfarë ndodhi me Immobile, Leiva e Strakoshën
Artikulli i radhësPuthje dhe përqafime, këngëtarja e njohur shqiptare fotografohet në momente intime me të dashurin e saj të ri (FOTO)