Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka shprehur hapur mbështetjen Hashim Thaçit pasi ky i fundit dha doreheqjen nga posti i Presidentit.
Thaçit sot iu konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale në Hagë, por për Ramën ky është një proces absurd.
Për më tepër ai thotë se drejtësia e Luftës Cclirimtare në Kosova është e pacënueshme kurse me procesin ndaj Thaçit do të vuloset përfundimisht pastërtia e UÇK-së.
STATUSI NGA EDI RAMA
Hashim Thaçi ka gjjithë mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë në këtë betejë të radhës për Kosovën dhe për drejtësinë e pacënueshme të Luftës Çlirimtare! Procesi absurd ndaj tij do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj