“Maskat ishin të lyera me COVID”, këngëtari i njohur shqiptar i befason të gjithë me ato që tregon: Ata u sëmurën dhe dy prej tyre vdiqën!

0
“Maskat ishin të lyera me COVID”, këngëtari i njohur

Këngëtari Federi Ndoci i ka befasuar të gjithë me deklaratën që ka bërë sot në një lidhje me skype në emisionin ‘Shqipëria Live’’, teksa tregoi eksperiencën e tij në Amerikë në lidhje me COVID-19.

Ai u shpreh i bindur se njerëzit po vdesin duke mbajtur maskën dhe se maskat e blera në SHBA nga Kina ishin të lyera me COVID dhe prandaj u hap.

“Kur zbrita në aeroport një rresht policësh më drejtuan një termometër, ata shikonin nga larg nëse kisha temperaturë apo jo. Kam jetuar në një shtëpi me një rob timin, jetoja në 200 m katrorë, ku disa punëtorë punonin me maska, i sajdisja e qerasja dhe ata u sëmurën me Covid dhe dy prej tyre vdiqën. Ai kushëriri im ma bënte a je në rregull? Por unë nuk u preka edhe pse rrija pa maskë. E ka ajo maska që mbanin 24 orë, pasi ul imunitetin e trupit. Kina tërhoqi nga Amerika të gjitha maskat, ato kanë qenë të lyera me Covid, ata i blenë me dyfish çmimi”, tha Ndoci.

Kujtojmë se në lidhje me pandeminë që ka prekur gati të gjithë botën ka shumë teori konspirative që qarkullojnë, ndërsa akoma nuk ka një informacion konkret që tregon se prej nga ka ardhur apo kush e ka krijuar.

Artikulli i mëparshëmDeputeti kalon çdo kufi, ofendon rëndë kolegun socialist, Beqja i kthehet: Ta shpjegoj në një moment të dytë ty!
Artikulli i radhës“Ishte përfaqësues politik”, e kishte ftuar të komentonte zgjedhjet në SHBA, Blendi Fevziut i ndodh e papritura në emision