Nevada mund të vendosë për presidentin e ri amerikan – por çfarë ndodhi atje në zgjedhjet e vitit 2016?

0

Dhe në këtë drejtim, së paku deri më tani, shumica e medieve favorizojnë kandidatin demokrat, Joe Biden, si fituesin e mundshëm të këtyre zgjedhjeve.

Sipas të dhënave të deritanishme, përcjell Telegrafi, kandidati i demokratëve për zgjedhjet presidenciale, Joe Biden, është fitues edhe në Michigan.

Pas fitores në shtetin me 16 vota elektorale, Biden do të mund të arrinte në 264 vota elektorale.

Kështu, kandidatit demokrat do t’i nevojiteshin vetëm edhe gjashtë vota elektorale për të fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, për të cilën gjë duhet të fitohen minimalisht 270 vota elektorale.

Dhe shteti që shihet si potencialisht i fituar nga Biden është Nevada.

Por cili ishte rezultati i zgjedhjeve të fundit të zhvilluara në vitin 2016 në këtë shtet?

Zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara 2016 në Nevada, të mbajtura më 8 nëntor 2016 ishin pjesë e zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara 2016, dhe u fituan nga Hillary Clinton me një shumicë votash prej 47.92% ndaj 45.5% të Donald Trump.

Artikulli i mëparshëmAustria ishte paralajmëruar gjatë verës për 20-vjeçarin që shkaktoi sulmin në Vjenë, por nuk kishte bërë asgjë për ta parandaluar
Artikulli i radhësKonfirmohet aktakuza nga Haga/ Hashim Thaçi jep dorëheqjen si president i Republikës së Kosovës