Hashim Thaçi pas deklaroi dorëheqjen nga posti i presidentit, ka shkuar në institucionin e EULEX-it në Fushë-Kosovë pas konfirmimit të aktakuzës, mëson T7.
Ish-presidenti njoftoi para pak minutash përmes një konference për media se gjyqtari i procedurës paraprake të Dhomave te Specializuara ka konfirmuar aktakuzën e ngritur nga Prokurori i Specializuar.
Ai tha se në Hagë do të udhëtojë si qytetar i Kosovës dhe jo si president i vendit. Kujtojmë se në Hagë do të shkojë edhe ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli të cilit i është konfirmuar gjithashtu aktakuza nga Specialja.