TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka vendosur që të mos fillojë procedimin penal për anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Brunilda Bekteshi.
Komisionerja e vettingut u kallëzua në SPAK nga shoqata “Drejtësi për Drejtësinë”, ndërkohë që kjo padi nuk u mor parasysh. Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vettingu të organizuar në një shoqatë drejtuar nga prokurori i shkarkuar Genti Trenova, nisën një fushatë ndaj anëtarëve të komisioneve të KPK-së, mes tyre dhe Brunilda Bekteshi, ndërsa e akuzojnë atë për fshehje të të ardhurave.
Bekteshi, u padit nga Shoqata “Drejtësi për Drejtësi” pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.