Vazhdojnë të dobësohen ndjeshëm Dollari amerikan dhe Paundi britanik. Bursa për datën 5 Nëntor 2020

0

Monedha europiane vijon edhe këtë të enjte të blihet me 123.5 lekë dhe të shitet me 124 lekë sikurse edhe ditën e mërkurë duke mos shfaqur luhatje të vlerës për gati 2 ditë me radhë.

Sipas kursit të këmbimit lokal Dollari amerikan ka pësuar një rënie të ndjeshme prej 0.5 pikë nga dita e djeshme duke u blerë sot me 105.2 lekë dhe duke u shitur me 106 lekë.

Paundi britanik gjithashtu vijon edhe ditën e sotme sikurse dje të dobësohet duke u blerë sot me 136.2 lekë dhe duke u shitur me 137.2 lekë referuar tregut valutor vendas.

Franga zvicerane ndërkaq ndryshe nga dje ka regjistruar një rënie prej 0.3 pikë nga dita e mërkurë duke u blerë sot me 115 lekë dhe duke u shitur me 116 lekë.

Bursa për datën 5 Nëntor 2020 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

  • Brent është shprehur në $/bbl
ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA361.00– 0.25
DIESEL326.50– 2.25
BRENT39.50– 0.06

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmSPAK vendos mosfillimin e procedurës për anëtaren e KPK, Brunilda Bekteshi
Artikulli i radhësRezultatet në SHBA – Përse mediat i raportojnë ndryshe