Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë mëngjesit të sotshëm në Kurbin.
Gruaja 58-vjeçare ka goditur me sende të forta burrin e saj 61-vjeçar pasi ai dyshohet se e dhunonte vazhdimisht.
Ajo është Drane Deda, dhe sipas policisë ajo ka goditur me sende të forta bashkëshortin e saj, shtetasin Llesh Deda, i cili si pasojë e plagëve të rënda ka përfunduar në spital.
Njoftimi:
Kurbin/ Informacion paraprak
Sot, në orët e para të mëngjesit në fshatin Sanxhak, Kurbin, për motive ende të paqarta shtetasja D.D. ,58 vjeçe ka goditur me sende të forta bashkëshortin e saj shtetasin Ll.D., 61 vjeç, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë.
Shtetasja D.D. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendgjarje punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.