Avokati Saimir Vishaj tregon se personat që shpërndajnë lëndë narkotike si hashash apo kokainë në doza të vogla duhet të marrin masa më të lehta se aktualisht.
Ai tha se nëse dikush kapet duke bërë këtë krim duhet të tolerohet dhe të mos burgoset për 5 vite, por të kalojë në gjobë ose të merret masa e arrestit për 6 muaj.
“Në asnjë vend të botës nuk ka kaq pak dispozita në kodin penal ku nuk përcaktohet sasia dhe lloji. Nëse bëhet fjalë për kanabis sativa që është nga drogat më të lehta nuk e kanë ndarë se cili është porcioni që një përdorues mund ta mbajë me vete. Kemi shumë me doza të vogla me droga të forta si kokainë dhe heroinë. Me një gram mund të dënohesh me një gjobë, 6 muaj apo 1 vit burgim por jo të fillosh me 5 vjet burg”, tha Vishaj për Ora News.
FAQJA KRYESORE VENDI DHE RAJONI “Kush kapet duke shpërndarë doza të vogla hashashi të mos dënohet me...