“Misteri i dekadës” – Shkencëtarët gjejnë origjinës e valëve të radios që mbërrijnë nga galaktikat e tjera për në Tokë

0

Për më shumë se një dekadë, astronomët janë çuditur për origjinën e valëve të radios që mbërrijnë nga galaktikat e largëta.

Tani, shkencëtarët kanë zbuluar origjinën e parë të valëve tillë në Rrugën e Qumështit dhe gjetën burimin e tyre të mundshëm: një mbetje e vogël, që rrotullohet nga një yll i shuar rreth 30,000 vjet dritë nga Toka.

Zbulimi i papritur u ka dhënë studiuesve provat e tyre më të forta se të gjitha shpërthimet e shpejta të radios, ose FRB-të, lëshohen nga yjet neutronë kompakt, shumë të magnetizuar, të quajtur magnetarë – objekte ekzotike të lindura në ‘thëngjijtë’ e supernovave.

Ndërsa zbulimi nuk do të thotë që të gjitha valët e radios vijnë nga magnetarë, ai i përcakton këto objekte si një burim që astronomët tani do të vëzhgojnë më nga afër.

Një pyetje kryesore që mbetet akoma është se si magnetarët lëshojnë shpërthime kaq të forta rrezatimi. Një ide është se magnetarët shtrembërohen nga supernovat duke lëshuar shpërthime të mëdha energjie. Një tjetër është se shpërthimet e fuqishme nga magnetarët përplasen me grimcat në hapësirë, duke prodhuar valë të forta goditjeje dhe fusha magnetike që rrotullojnë elektronet përreth, duke lëshuar valë radiosh që kapen nga instrumentet që janë vendosur në Tokë.

Artikulli i mëparshëmPretendeti kryesor për vaksinën anti-Covid, “pak shance” që të jetë gati për Krishtlindje.
Artikulli i radhës“Nëse bie Trump, na pret ferri”, analisti i njohur shqiptar trondit me paralajmërimin e tij: Errësira do pushtojë botën nga elitat perverse globale!